0Në NASA po përgatiten projektet MAVEN dhe InSight për studimin e atmosferës dhe strukturës së brendshme të planetit, kurse ESA (

European Space Agency)

0dhe Roskozmos-i rus planifikojnë studimin e detajuar të përbërjes së atmosferës marsiane, e cila, ka shumë mundësi, që të sugjerojë nëse ka megjithatë jetë në Mars apo jo.

Spektrometri neutron rus DAN, që ndodhet në bordin e Mars rover “Curiosity”, ka filluar tashmë realizimin e programit të eksperimenteve shkencore në sipërfaqen e planetit. Rezultati i parë i DAN doli krejtësisht i papritur, madje befasues: në vendin e uljes së Mars rover-it në terren u gjet shumë pak hidrogjen - afërsisht një sasi e tillë që korrespondon me 1-2% ujë. Kjo shifër nuk përputhet fare me të dhënat më të hershme orbitale, të marra nga pajisja ruse HEND në bordin e aparatit të NASA-s Mars Odyssey. Në bazë të hartave të përpiluara me ndihmën e HEND-it, rajoni i uljes së Mars rover-it në kraterin Gale mund të quhet më tepër vend i lagësht: vëllimi i caktuar i hidrogjenit korrespondon me rreth 5-6% të përmbajtjes së ujit.

Megjithatë, rezultat "i papritur" nuk do të thotë "i pakuptueshëm”: veprimi hapësinor i HEND-it përfshin qindra kilometra, ndërsa DAN mat përmbajtjen e hidrogjenit direkt nën Rover në një sipërfaqe shumë më të kufizuar - rreth disa metra. Më tepër mund të flitet mbi atë, se shpërndarja reale e akullit të ujit në tokën marsiane është shumë më e komplikuar nga ç’mund të supozohej dhe për këtë arsye kërkohen medoemos matje më delikate, më të thella, për të cilat dhe është konceptuar “Curiosity”.

0Projektet e reja marsiane i marrin gjithashtu parasysh këto kërkesa. Po zhvillohet mjaft aktivisht tani puna mbi projektet MAVEN e InSight të NASA-s dhe ExoMars të ESA e Roskozmos-it, pa përmendur këtu projektet kërkimore të vendeve të tjera. Qëllimet e tyre shkencore në diçka janë të ngjashme, por vetëm deri në atë masë, në të cilën ato i bashkojnë çështjet e pazgjidhura në studimin e Marsit: si është zhvilluar planeti, pse humbi ai fushën e vet magnetike dhe ujin dhe nëse ka patur jetë në Mars ose paraardhës të saj.