0Sipas njoftimit të gazetës libaneze “Al-Joumhouria”, në duart e organizatës islamike libaneze "Hezbollah" kanë rënë disa aparate fluturuese pa pilot të prodhuara në Gjermani. Pikërisht një avion i tillë pa pilot, sipas versionit të gazetës, depërtoi dy javë më parë në hapësirën ajrore të Izraelit. Detyra kryesore e këtyre avionëve (drones) është monitorimi i armikut potencial.