Të paktën 10 policë u plagosën rëndë nga shpërthimi i një predhë në një shtëpi në bregdetin e Kenias afër me Mombasa. Në ndërtesën e hedhur në erë u gjetën një automatik "Kallashnikov", dy granata dore dhe municione të tjera.

0Ministria e Punëve të Brendshme e Kenias fajësoi për sulmin në fjalë grupin islamik "Shabaab", i cili vepron në mënyrë aktive në Somalinë fqinje, ku ushtarakët e Kenias muajt e fundit kanë marrë pjesë në një sërë operacionesh kundër pikave të mbështetjes së islamistëve.