Ambasadori i SHBA në Japoni John Roos kërkoi falje për incidentin e ndodhur në ishullin Okinawa, ku dy marinsa amerikanë u arrestuan ditën e martë nga policia në bazë të akuzës për përdhunimin e një vajze vendase. Kjo u bë e ditur pas vizitës së Ambasadorit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, ku atij iu paraqit një protestë zyrtare.

0Incidente të tilla aktivizojnë fushatën, e cila po zhvillohet në ishull, për tërheqjen e plotë prej andej të trupave amerikane. Lëvizja u forcua në mënyrë të menjëhershme në vitin 1995, kur tre ushtarakë amerikanë rrëmbyen dhe përdhunuan një nxënëse shkolle 12-vjeçare. Në vitin 2006, nën akuzën për përdhunim të dyfishtë, u dënuam me nëntë vjet burg një ish-bashkëpunëtor i bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së. Gushtin e kaluar për shkak të sulmit ndaj një gruaje në Okinava u arrestua një marins amerikan.