Qeveria japoneze mund të ndihmojë Laureatin e Çmimit Nobel në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë Shinya Yamanaka të blejë një makinë të re larëse për të zëvendësuar të prishurën. Me një propozim të tillë iu drejtua kolegëve të vet Ministrja e Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë Makiko Tanaka.

"Unë mendoj se ne mund të ndajmë koston e makinës së re larëse midis anëtarëve të kabinetit", - tha Makiko Tanaka. Sipas fjalëve të Makiko Tanaka, askush nuk e kundërshtoi propozimin e saj.

0Kur më 8 tetor Komisioni Nobel njoftoi se Laureat i Çmimit Nobel u bë shkencëtari japonez Shinya Yamanaka, ai ndodhej në shtëpi dhe po përpiqej të rregullonte makinën larëse, e cila ishte prishur.