Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i deklaroi ambasadorëve të vendeve evropiane se mund të urdhërojë ushtrinë izraelite të sulmojë Sirinë. Kjo do të ndodhë vetëm në qoftë se armët e shkatërrimit në masë, që zotërohen nga ushtria siriane, do të bien në duart e militantëve të "Hezbollah" dhe organizatave të tjera terroriste që veprojnë aktualisht në Siri.

"Ne do të bëjmë çdo gjë të nevojshme për të siguruar që rezervat siriane të armëve të shkatërrimit në masë të mos kalojnë në duart e terroristëve", - tha Netanjahu. Ai gjithashtu sqaroi se ushtria siriane zotëron substanca kimike helmuese të tilla si gazi sarin dhe gazi mustardë.