Ministri grek i Financave Yannis Stournaras dhe përfaqësuesit e treshes së kreditorëve (Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar) deklaruan mbi suksesin e negociatave për t’i dhënë Athinës këstin e radhës të kredisë prej 31.5 miliardë euro. Dhënia e tij pritet deri në mes të nëntorit.

0Negociatat përfunduan të martën në mbrëmje. Të dyja palët deklaruan mbi "progresin thelbësor" në to. Ndërkohë, sipas të dhënave të mediave, ministri grek i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore Yannis Vroutsis u largua nga takimi për shkak të mosmarrëveshjeve me kreditorët mbi masat për rregullimin e tregut të punës.