Takimi, i organizuar për diskutimin e situatës në Siri, po mbahet në kryeqytetin francez. Në këtë aktivitet marrin pjesë zyrtarët e lartë të 20 vendeve dhe përfaqësues të komiteteve civile, që janë përgjegjës për administrimin e territoreve, të cilat ndodhen tani nën kontrollin e opozitës siriane.

0Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, qëllimi i takimit është diskutimi i çështjeve të rivendosjes së punës të shërbimeve bazë në zonat e kontrolluara nga kundërshtarët e Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad. Bëhet fjalë për nevojat themelore: furnizimin me produkte ushqimore, punën e policisë, pastrimin e mbeturinave.