Gazeta egjiptiane “Al-Ahram” njoftoi se shërbimi i sigurimit i vendit arriti të zbulojë një komplot, që ndiqte si qëllim vrasjen e Presidentit Mohammed Mursi.

Mohammed Mursi duhej ta hidhnin në erë gjatë vizitës së tij në Aleksandri të premten e kaluar. Policia egjiptiane arrestoi të dyshuarin në organizimin e komplotit. Ajo gjeti eksploziv, armë, harta të hollësishme të lëvizjes së Mohammed Mursi dhe pajisje përgjimi. Nuk ka njoftime mbi motivet e komplotit dhe mbi faktin se kush fshihet pas tij.

Analistët pajtohen me mendimin se vrasja e Presidentit do të ishte një goditje shokuese për Egjiptin dhe rajonin, dhe, ndoshta, do të kishte çuar në një rifillim të dhunës në vend.