Kryeministri britanik David Cameron i ka bërë thirrje UEFA-s për të aplikuar sanksione të ashpra ndaj Serbisë, pasi lojtari i ekipit të shpresave të Anglisë Danny Rose është ofenduar në mënyrë raciste nga tifozët serbë gjatë ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Evropian të Futbollit në Krusevac.

Sipas fjalëve të vetë Rose sharjet raciste në adresë të tij vazhduan gjatë gjithë ndeshjes. "Në kohën e rivënies së topit në lojë me dorë mua më gjuajtën me dy gurë në kokë", - iu ankua ai kanalit Sky Sports. Rose kërkon që ekipi kombëtar serb të skualifikohet për disa vite nga pjesëmarrja në turnetë ndërkombëtare.

Ndeshja në Krusevac u mbyll me fitoren e ekipit të shpresave të Anglisë, i cili i siguroi vetes kualifikimin në Euro-2013.