Në prag të hapjes së samitit të BE-së Presidenti francez François Hollande për herë të parë deklaroi: mosmarrëveshjet mes Parisit dhe Berlinit mund të stopojnë punën e "motorit franko-gjerman " që po nxjerr Evropën nga kriza, shkruan botimi britanik "The Guardian".

Hollande e konsideron vendimin e marrë në qershor të liderëve të vendeve anëtare të BE-së për çështjen e emetimit të obligacioneve evropiane si shpëtimtar për zonën e euros dhe i bën thirrje Gjermanisë të dalë nga opozita në lidhje me këtë çështje.

Angela Merkel ka deklaruar më parë se Gjermania nuk është e gatshme të paguajë borxhet e fqinjëve të saj.