Një grua e moshuar austriake me duart e saj neutralizoi një burrë të armatosur me pistoletë dhe një pajisje të improvizuar shpërthyese, kur ai u përpoq të grabiste një bankë.

82-vjeçarja Hertha Wallecker iu hodh grabitësit, i hoqi maskën dhe i rrëmbeu nga duart atë ç’ka ai kishte vjedhur, duke i thënë se në qoftë se ai dëshiron të holla duhet të gjejë punë. Grabitësi u largua duarbosh dhe u arrestua nga policia në të njëjtën ditë.

Sipas fjalëve të pensionistes, ajo u zemërua shumë nga fakti që një njeri u përpoq të vidhte atë që të tjerët e kanë fituar me shumë mund e djersë.