Australia ratifikoi Konventën mbi ndalimin e përdorimit të municioneve thërrmuese. Plotësimi i obligimeve sipas dokumentit do të jetë i detyrueshëm për Australinë duke filluar nga prilli i vitit të ardhshëm, megjithatë për të plotësuar kërkesat e konventës asaj nuk i është dashur të utilizojë ndonjë arsenal, sepse municione thërrmuese në vend nuk ka pasur asnjëherë.

0Anëtarë të Konventës mbi ndalimin e municioneve thërrmuese janë 112 vende, 77 prej tyre e nënshkruan dhe e ratifikuan këtë traktat ndërkombëtar, ndërsa 35 të tjerë - deri më tani vetëm e kanë nënshkruar atë. Ndër vendet që nuk janë anëtare të Konventës përfshihen Izraeli, India, Kina, Pakistani, Rusia, Siria dhe SHBA-të.