Pilotëve të avionëve ushtarakë sirianë iu desh të rrisnin lartësinë e fluturimit për shkak se rebelët janë pajisur me armatime të rënda, deklaroi në Paris Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius.

Të martën opozita njoftoi për asgjësimin e gjuajtësit "MiG-21" të trupave qeveritare siriane në provincën e Aleppo-s, Siri. Militantët e saj kanë shpërndarë një video, në të cilën shfaqet avioni i rrëzuar.

Më parë u postuan dhe dy video, të cilat tregojnë se si luftëtarët e forcave opozitare përdorin kundër avionëve të ushtrisë raketat me vetë-shënjim termik PZRK (russ. ПЗРК) "Strela-2" (kodi i NATO-s SA-7B Grail).