Siç deklaroi sot në mbledhjen e Komisionit për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak Presidenti rus Vladimir Putin, deri më 1 tetor Rusia ka eksportuar pajisje ushtarake me një vlerë totale prej 10.7 miliardë dollarë. Kjo përbën rreth 80% të planit të punës për këtë vit. Kështu që mund të parashikohet se vendi do të rrisë furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake jashtë vendit në krahasim me vitin 2011.

Vladimir Putin kujtoi se Rusia në eksportin e armëve në mënyrë të vazhdueshme renditet në vendin e dytë në botë.