Astronomët amatorë, anëtarë të projektit Planet Hunters, zbuluan një exoplanet në një sistem prej katër yjesh. Zbulimi i tyre është njoftuar në revistën Astrophysical Journal.

Bëhet fjalë për një exoplanet në sistemin KIC 4862625, që ndodhet 5.000 vite drite larg nga Toka. Ky sistem përbëhet nga dy çifte yjesh. Një nga çiftet e yjeve është formuar nga planete xhuxhe me një masë 1.5 dhe 0.4 të masës së Diellit. Planetet xhuxhë rrotullohen rreth exoplanet-it, rrezja e të cilit, sipas vlerësimeve të përafërta, është rreth gjashtë herë sa rrezja e Tokës. Ndërsa masa e tij është 160 herë më e madhe se e Tokës. Vetë exoplanet-i rrotullohet rreth dy yjeve të tjera të sistemit. Shkencëtarët pranojnë se nuk e dinë se si mund të jetë formuar një kombinim i tillë