0Në fakt, disa ndryshime do të ndodhin megjithatë. Verkhovna Rada do të shndërrohet në fushë të marrëveshjeve të koalicionit, pasi asnjë nga lojtarët e tanishëm politikë nuk është në gjendje për të përballuar i vetëm rivalitetin me të tjerët.

Partia e Rajoneve e Presidentit Viktor Janukoviç do të mbështet nga rreth 23% e votuesve, për bashkimin e krijuar nga ish-Kryeministrja Julia Timoshenko shprehen të gatshëm për të votuar 15% e të gjithë të anketuarve, për Partinë "Goditja" (russ. «Удар») të boksierit Vitali Kliçko (Klitschko) do të votojë afërsisht po kaq përqind e elektoratit. Pikërisht midis këtyre dy forcave politike të fundit dhe do të zhvillohet beteja elektorale, sipas mendimit të analistëve, për vendin e dytë. Në vendin e katërt, përkatësisht popullaritetit të vet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare më shumë gjasa ka që të renditen komunistët ukrainas. Sipas disa vlerësimeve, ata do të marrin 10% të votave të zgjedhësve. Forcën politike dikur fort të fuqishme - Partinë "Ukraina jonë" të ish-Presidenti Viktor Jushçenko - tani e mbështesin vetëm rreth 2% e votuesve. 22 partitë e tjera, të cilat janë përfshirë në fletën e votimit, ka të ngjarë të marrin më pak se një për qind të votave. Megjithatë, mund të ketë edhe surpriza - për shembull, në lidhje me treguesit e Partisë nacionaliste "Svoboda" (“Liria”).

Por sido që të ndodhë në të vërtetë, në parlamentin e ardhshëm do të jenë pothuajse të pashmangshme koalicionionet. Julia Timoshenko është e gatshme të bashkohet me Partinë "Svoboda", me Partinë "Goditja" dhe me këdo qoftë që është kundër Presidentit aktual të vendit Viktor Janukoviç. Megjithatë, në mesin e “bashkëluftëtarëve” në mënyrë periodike lindin fërkime, gjë kjo që u jep shkas disa vëzhguesve për të besuar se koalicioni opozitar në Verkhovna Rada të mandatit të ri nuk do të jetë i qëndrueshëm, me aftësi jetike. Kurse Partia e Rajoneve mund të ftojë në koalicion komunistët, duke krijuar në rastin më ideal shumicën kushtetuese.

Në çdo rast, sipas mendimit të vëzhguesve, zgjedhjet aktuale parlamentare në Ukrainë mund të shihen si zgjedhje primare (primary election) përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.