Ish-Kreu i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç deklaroi të martën se ai nuk ka asgjë kundër myslimanëve dhe se bëri gjithçka që varej prej tij për të parandaluar numrin e madh të viktimave në konfliktin në territorin e ish-Jugosllavisë.

"Mua duhet të më falënderojnë për faktin se numri i viktimave të luftës është 3-4 herë më i vogël në krahasim me atë që mund të ishte në të vërtetë", - deklaroi ai gjatë fjalës së marrë para Gjykatës Ndërkombëtare.

0Kundër Radovan Karaxhiç janë ngritur 10 akuza për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera nga ai gjatë periudhës së luftës civile në Bosnjë dhe Hercegovinë në vitet 1992-1995.