Gjenerali i larguar i ushtrisë siriane Akil Hashem, i cili kaloi në anën e rebelëve, deklaroi se aftësitë e forcave ushtareke të Mbrojtës kundërajrore siriane ekzagjerohen në masë të madhe.

Sipas fjalëve të tij, për të krijuar një zonë pa fluturime në pjesën veriore të Sirisë, do të nevojiteshin forca relativisht të vogla. "Mjaftojnë një aeroplanmbajtës amerikan me 80-85 gjuajtësë modernë dhe baza turke Incirlik e Forcave Ushtarake Ajrore për të kryer këtë detyrë", - u shpreh gjenerali, duke e quajtur regjimin sirian dhe ushtrinë e tij "tigër prej letre".

Gjenerali përmendi se ka marrë pjesë në tri luftëra kundër Izraelit dhe aviacioni sirian, si dhe Mbrojtjes kundërajrore nuk ishin në gjendje të kundërshtonin Forcat Ushtarke Ajrore të Izraelit.