Një aksident rrugor me përfshirjen e dy motoçiklistëve nga autokolona e Zonjës së parë të SHBA-ve Michelle Obama ndodhi në shtetin Ohio. Në raportin e policisë thuhet se motoçiklistët u përplasën me njëri-tjetrin. Të dy të lënduarit u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt.

Incidenti ndodhi kur kortezhi i Michelle Obama po i drejtohej aeroportit nga Ohio Wesleyan University, ku zonja e parë e Shteteve të Bashkuara mbajti një fjalim. Sipas njoftimeve të marra vetë Zonja e parë nuk u lëndua.