Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç qortoi SHBA për standarte të dyfishta në marrjen e vendimeve lidhur me abuzimin e rëndë me fëmijët.

"Drejtësia e SHBA-së mund të tregojë rreptësi maksimale në rastet e abuzimit me të miturit. Së paku kur është fjala për fëmijët amerikane", - konstatoi Llukasheviç. Por kur objekt i dhunës janë fëmijët rusë, të adoptuar nga amerikanët, "gjykatat shpesh herë shfaqin një butësi të pakuptueshme dhe të papranueshme ndaj prindërve birësues", shtoi ai.

Llukasheviç krahason dy vendime gjykate: i pari - i marrë ndaj një amerikaneje, Elizabeth Escalona, e cila u dënua me 99 vjet burg për abuzime me vajzën e saj.Tjetri - vendimi për çiftin Craver, të cilët u dënuan me 16 muaj burg për vdekjen e djalit të adoptuar nga Rusia Vanja Skorobogatov.