Sot mbushet saktësisht një gjysmë shekulli që nga dita, kur një avion spiun amerikan zbuluoi në Kubë bazat e lëshimit të raketave bërthamore sovjetike dhe shpërtheu kriza e Karaibeve. Si rezultat i kësaj, Moska dhe Uashingtoni u gjendën në prag të luftës bërthamore.

Pas dy javësh kriza u zgjidh: Bashkimi Sovjetik premtoi t'i heqë raketat nga Kuba, ndërsa qeveria amerikane në këmbim premtoi të mos depërtonte më në territorin e "Ishullit të Lirisë".