Trupat e Mbrojtjes ajrore-kozmike të Rusisë testuan me sukses iraketën interceptuese me rreze të shkurtër veprimi, njoftoi gazetarët përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë Koloneli Aleksei Zollotuhin.

0Qëllimi i lëshimit ishte konfirmimi i karakteristikave taktiko-teknike të raketave interceptuese, të cilat janë pjesë e sistemit të mbrojtjes antiraket të vendit. Raketa goditi shënjestrën konvencionale në kohën e përcaktuar. Se për çfarë lloj rakete bëhet fjalë përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes nuk dha shpjegime.