Policia e Republikës së Afrikës së Jugut mori nën arrest 40 minatorë, të cilët u përfshinë në një aksion proteste të paautorizuar në minierat e hekurit “Sishen”. Gjatë rebelimit punëtorët pushtuan pajisjet e minierave. Pjesëmarrësit e aksionit të protestës kërkonin përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave. Në prag, më shumë se 100 minatorë u pushuan nga puna prej pronarëve të minierave.

0Gjatë muajve të fundit, në një sërë minierash të Republikës së Afrikës së Jugut janë zhvilluar greva. Më 16 gusht policët hapën zjarr mbi një turmë të përbërë nga disa mijëra punëtorë të minierës “Marikana”, duke vrarë 34 persona.