Qeveria portugeze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme shkallën e tatimit mbi të ardhurat - nga 9.8% në 13.2% në mënyrë që të kapërcejë deficitin. Sipas fjalëve të Ministrit të Financave Vitor Gaspar, autoritetet nuk kanë më hapësirë për manovrim.

Gjithashtu parashikohet një reduktim i ndjeshëm i vendeve të punës, pavarësisht pakënaqësisë në rritje në vend për masat antikrizë, dhe planifikimi më 14 nëntor i grevës së përgjithshme. Portugalia po kalon tani regresin më të keq që nga viti 1970. Niveli i papunësisë arrin në rreth 15% në këtë vend.