Vajza 14-vjeçare pakistaneze Malala Yousafzai, e plagosur rëndë nga talebanët, ka shans të shërohet plotësisht. Për këtë deklaruan mjekët e klinikës së specializuar në qytetin britanik Birmingham, e cila ditën e hënë ka pritur Malala Yousafzai. Megjithatë, trajtimi do të zgjasë disa muaj.

0Një javë më parë Malala Yousafzai u qëllua me armë zjarri në kokë nga një taleban, i cili u hakmorr ndaj saj për faktin se ajo në blogun e vet përshkroi jetën nën pushtetin e islamikëve dhe shprehu mbështetjen e saj ndaj arsimimit të vajzave të vogla.