Të paktën 15 shpërthime kanë ndodhur brenda një dite në pjesë të ndryshme të qytetit nigerian Maiduguri. Sipas të dhënave të pakonfirmuara kanë humbur jetën të paktën 10 persona, duke përfshirë edhe disa ushtarë. Autoritetet nuk komentojnë situatën e krijuar në qytet, por sipas informatave të dëshmitarëve të gjitha rrugët kryesore të qytetit janë rrethuar nga policia.

Kohët e fundit në Maiduguri dhe rrethinat e tij ka patur përleshje periodike mes ushtrisë dhe radikalëve islamikë nga grupi "Boko Haram".