Qeveria e Kubës njoftoi mbi heqjen e plotë të vizave dalëse që nga janari i vitit të ardhshëm, duke i lejuar qytetarët e ishullit të udhëtojnë lirisht jashtë vendit për një afat dy vjeçar.

0Vizat dalëse ishin diçka shumë e vështirë për t’u marrë nga kubanezët për shkak të çmimit. Përveç kësaj, disidentët mund të privoheshin nga marrja e tyre. Afati maksimal, në të cilin mund të jepej viza, ishte 11 muaj.