Shërbimi Federal i Sigurimit i Rusisë më 22 tetor do të zhvillojë në Kremlinin e Moskës stërvitjet anti-terrorizmit. Në qendrën e shtypit të Shërbimit Federal të Sigurimit njoftuan se manovrat ushtarake do të zhvillohen në bashkëpunim me njësitë e organeve të tjera të qeverisë që garantojnë sigurinë.

0"Gjatë stërvitjeve do të përpunohen mekanizmat e kundërvënies ndaj kërcënimeve terroriste të llojeve të ndryshme si dhe aspektet praktike të veprimtarisë së shërbimit, duke përfshirë këtu edhe ato që lidhen me sigurinë nga rreziku i zjarrit në objektet e mbrojtura", - njoftuan në qendrën për shtyp.