0Nëqoftëse zgjedhjet në Knesset do të mbaheshin sot, atëhere Partia "Likud" do të merrte shumicën e vendeve në parlament dhe mandatin për të formuar qeverinë e koalicionit. Kjo është konfirmuar nga rezultatet e sondazheve të shumta të zhvilluara në Izrael. Kurse Partia opozitare e qendrës së majtë "Kadima" mbetet shumë prapa saj përkatësisht popullaritetit të vet. Përmendet madje dhe raporti i vendeve të deputetëve në parlament që dy partitë e sipërpërmendura do të kishin fituar sot: 29 me 7. Sipas parashikimit të ekspertit rus Sergei Demidenko, bilanci i forcave të brendshme politike në Izrael nuk ka gjasa të ndryshojë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare:

- Qëndrimet, prirjet konservatore në shoqërinë izraelite janë shumë të forta, për këtë arsye Partia "Likud" do të ketë pozita mjaft serioze, me peshë. Po, vërtetë, asaj do t’i duhet të koordinojë përpjekjet me partitë e tjera - "Kadima" dhe "Avoda". Por Izraeli nuk do të ndryshojë megjithatë strategjinë e vet, të drejtuar për forcimin e konfrontimit me Iranin. Të gjitha çështjet kryesore të procesit të rregullimit të konfliktit palestinezo-izraelit - ndërtimi i vendbanimeve për kolonët hebrenj, statusi i Jeruzalemit dhe kthimi i refugjatëve - janë të padiskutueshme aktualisht në parim. Zgjedhjet parlamentare nuk do të ndryshojnë asgjë në pozicionin e Izraelit në lidhje me çështjet kyçe të politikës së jashtme.

Votimi në Knesset mbi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme u parapri nga debate të ashpra. Në to opozita fajësoi Benjamin Netanyahu për përkeqësimin e marrëdhënieve me SHBA-të dhe stanjacionin e procesit të paqes me palestinezët. Siç deklaroi Kryetari i Partisë "Kadima" Shaul Mofaz, gjatë drejtimit të Benjamin Netanjahut Izraeli është bërë më i dobët si shtet, më i izoluar në botë dhe më i frikësuar. Dhe duhet thënë se këto akuza nuk janë krejtësisht të pabaza, mendon analist politik rus Stanisllav Tarasov:

0- Politika e Izraelit ka hyrë aktualisht në një udhë pa krye. Izraeli u ndodh i vetëm, kryeneç në izolim të plotë për forcë të proceseve që u stimuluan nga aleatja e tij - SHBA-ja. Ftohja e papritur e marrëdhënieve me Egjiptin, prishja praktikisht e marrëdhënieve me Turqinë, dobësimi i kontakteve me Arabinë Saudite. Të gjitha këto e kanë futur shtetin e Izraelit në qorrsokak. Për të janë të domosdoshme tani rrugëzgjidhje kreative, jo standarte, para së gjithash, në lëmin e politikës së jashtme. Ndërsa më konkretisht, krijimi i sistemit të ri të sigurisë rajonale.