Dy foshnja të moshës rreth një vit u shtruan në një nga spitalet e Jeruzalemit në gjendje gjysmë të vetëdijshme dhe me simptoma helmimi. Analizat treguan praninë në gjak të një substance, e cila dëshmon se ato janë helmuar me marihuanë.

Fëmija i parë u shtrua në spital rreth dy javë më parë dhe tashmë ka dalë nga spitali. Ndërkohë që i mituri i dytë u shtrua më vonë dhe ndodhet ende në spital.

Këto dy raste nuk kanë fare lidhje me njëri-tjetrin, por në të dyja rastet, prindërit pohojnë se fëmijët kanë gjetur diçka në rrugë dhe e kanë futur atë në gojë. Ka filluar procesi i hetimit, në të cilin janë përfshirë policia dhe shërbimi social.