Sanksionet e reja të Bashkimit Europian nuk do ta detyrojnë dot Iranin të rikthehet në bisedime me fuqitë botërore për programin e tij bërthamor. Për këtë deklaroi sot një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, duke i quajtur sanksionet të paligjshme, jolargpamëse dhe çnjerëzore.

0BE-ja ditën e hënë ndaloi importin e gazit iranian, vendosi embargon ndaj furnizimit të Iranit me çelik dhe alumin si dhe një sërë kufizimesh të tjera ekonomike. Sanksionet e mëparshme ndërkombëtare përfshinin në vetvete ndalimin e importit të naftës së papërpunuar (bruto) të Iranit dhe bllokimin e aksesit të institucioneve financiare iraniane në rrjetet bankare ndërkombëtare.