Disa persona të paidentifikuar vodhën shtatë piktura nga Muzeu i Artit në Rotterdam.

Sipas informacionit të policisë së Holandës, kriminelët kanë marrë grabitur pikturat "Tete d’Arlequin" të Pablo Picasso, "La Liseuse en Blanc et Jaune" të Henri Matisse, "Waterloo Bridge" dhe "Charing Cross Bridge" të Claude Monet, "Femme devant une fenetre ouverte, dite la Fiancee" të Paul Gauguin, "Autoportrait" të Jacob Meijer de Haan dhe "Woman with Eyes Closed" të Lucian Freud.

Muzeu Kunsthal, ku ndodhi vjedhja, nuk zotëron një koleksion të përhershëm dhe ekspozon koleksione private të veprave të artit. Pikturat e vjedhura i përkisnin Triton Foundation.