Ushtria izraelite zbuloi informacionin në lidhje me faktin se në dispozicion të ekstremistëve palestineze të grupit “Hamas” ndodhen tashmë komplekset portative raketore zenit.

Javën e kaluar mbi një avion ushtarak izraelit nga Gaza u lëshua raketa e klasës "tokë-ajër", e cila kaloi shumë pranë objektivit të vet. Siç njoftojnë burimet në ushtrinë izraelite, bëhet fjalë për tipin e raketës SA7 (ang. "Arrow") ose për një raketë tjetër të aftë për të goditur aeroplanë dhe helikopterë.

Zotërimi i komplekseve portative raketore zenit nga militantët e lëvizjes “Hamas” shkakton shqetësime serioze në Izrael: sepse raketat e këtij lloji mund të përdoren edhe kundër linjave ajrore civile.