BE-ja i kërkoi kompanisë Google të ndryshojë mënyrën e mbledhjes së informacionit personal të përdoruesve, për t'i mbrojtur ata nga cënimi i privatësisë.

Që nga marsi Google mbledh të dhëna nga shërbimi postar Gmail dhe video hosting Youtube, për të rritur saktësinë e përputhjes së interesave të reklamës me interesat e përdoruesit. Autoritetet e BE-së e konsiderun këtë praktikë në kundërshtim me ligjin. Sipas mendimit të tyre, kompania Google nuk u ka dhënë përdoruesve informacion të mjaftueshëm rreth faktit se si mblidhen të dhënat e tyre personale, se si do të përdoren dhe për sa kohë do të ruhen.

Kompania Google tani ka rreth katër muaj për të rishikuar politikën e saj. Ajo mohon akuzat për aktivitete të paligjshme.