Rreth 2 mijë persona u evakuuan nga shtëpitë e ndodhura në afërsi të grupit sipërmarrës “Foods Kraft” në qytetin gjerman Bad Fallingbostel, ku u çlirua aksidentalisht në ajër gaz helmues.

Incidenti ndodhi për shkak të faktit se në cisternën me tretësirë ujore të hidroksidit të natriumit ra gabimisht acid nitrik, gjë që çoi në formimin e resë toksike.

Aktualisht, zjarrfikësit po evakuojnë përzierjen e rrezikshme nga ndërmarrja. Megjithatë, puna emergjente mund të zgjasë pak për vetë faktin se duhet vepruar me kujdes shumë të madh. Situata po rëndohet për shkak se në cisternë temperatura po rritet përsëri, gjë kjo që mund të çojë në çlirimin e një tjetër reje toksike.

0Kompania “Kraft Foods” është një nga prodhueset kryesore në botë të ushqimeve të paketuara. Produktet e saj prodhohen dhe tregtohen në më shumë se 150 vende të botës.