Presidenti i Gjeorgjisë Mihaill Saakashvili i riktheu shtetësinë e këtij vendi miliarderit Bidzina Ivanishvili, i cili është dhe Lideri i koalicionit "Ëndrra e Gjeorgjisë" që fitoi zgjedhjet parlamentare të 1 tetorit.

Ivanishvili pritet që së shpejti të marrë postin e Kryeministrit të Gjeorgjisë. Atij iu hoq shtetësia me dekret të Saakashvilit në fund të vitit të kaluar, kur u zbulua se biznesmeni ishte gjithashtu edhe shtetas francez. Ivanishvili më vonë refuzoi shtetësinë franceze, ndërsa atë gjeorgjiane atij ia kthyen vetëm tani.