Rektori i Universitetit të Helsinkit Tomas Vilgelmson njoftoi mbi vendimin e administratës së universitetit për shkarkimin nga detyra të Docentit Johan Beckman.

Siç njoftoi Johan Beckman, arsyeja kryesore për shkarkimin e tij u bë një artikull në gazetën “Helsingin Sanomat”, në të cilin ai mbështeti hapur propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për krijimin së bashku me Finlandën të Komisionit për të Drejtat e Fëmijëve.

"Nacionalistët finlandezë dhe mediat janë kundër komisionit", - tha Johan Beckman. Sipas mendimit të tij, deklarata e Tomas Vilgelmson është një sinjal i drejtpërdrejtë për të gjitha universitetet në Finlandë në lidhje me faktin se mbrojtja e të drejtave të grave ruse dhe fëmijëve të tyre është diçka shumë e rrezikshme për karrierën.

0Johan Beckman kujtoi se Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe Komiteti i OKB-së kundër torturave kritikojnë rregullisht Finlandën për shkelje sistematike në sferën e të drejtave të fëmijëve. Johan Beckman është i njohur gjerësisht në Rusi si një mbrojtës aktiv i të drejtave të rusëve që jetojnë në Finlandë.