Kryeministri britanik David Cameron i bëri thirrje Izraelit që të përmbahet nga sulmi ndaj Iranit dhe të presë efektin e sanksioneve të vendosura nga komuniteti ndërkombëtar kundër Teheranit për ta detyruar qeverinë iraniane të heqë dorë nga programi i saj bërthamor. Sipas fjalëve të Cameron programi bërthamor i Teheranit mund të përbëjë vërtetë kërcënim, por ama edhe sanksionet kanë pasur një ndikim të paprecedentë.

Megjithatë Kryeministri britanik nuk përjashtoi mundësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare në Iran, nëse autoritetet e këtij vendi do të vazhdojnë të injorojnë shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare.