Parashutisti austriak Felix Baumgartner kreu një kërcim nga stratosfera prej lartësisë 39 km dhe u ul në mënyrë të sigurtë në shkretëtirën New Mexico. Shpejtësia e tij e rënies tejkaloi shpejtësinë e zërit, duke arritur në 1173 km/h. Fluturimi zgjati rreth 10 minuta, nga të cilat 5 minuta parashutisti ndodhej në rënie të lirë, ndërsa në lartësinë 1.5 km mbi Tokë hapi parashutën.

Galeria fotografike: Felix Baumgartner: hedhja me shpejtësinë e zërit

0Anëtarët e Ekipit të Felix Baumgartner theksojnë se ai shkoi drejt rekordit jo falë sensacionalizmit, por falë rezultatit serioz shkencor, sepse shkencëtarët nuk kanë ide të qarta për faktin se çfarë ndodh me trupin e njeriut kur thyhet barriera zanore. Suksesi i projektit do të ndihmojë në krijimin e sistemeve të reja të evakuimit për avionët e emergjences me shpejtësi të lartë. NASA gjithashtu po e ndjek me interes këtë projekt.