Rock grupi legjendar britanik Rolling Stones për herë të parë në pesë vjet do të bashkohet për të dhënë koncerte në Londër dhe Nju Jork për nder të 50-vjetorit të debutimit të tyre të parë në skenë, i cili kremtohet këtë vit, theksohet në faqen zyrtare të grupit.

Dy koncerte do të zhvillohen në Londër më 25 dhe 29 nëntor dhe dy të tjerë në Nju Jork më 13 dhe 15 dhjetor.