Nxënësve të shkollave fillore në jug të Vjetnamit i është lejuar të mos shkojnë në shkollë për shkak të faktit se “banorët” e një prej fermave të rritjes së krokodilave janë arratisur. Sipas njoftimit të gazetës "Thanh Nien", muri i fermës i lagur nga shiu u shemb dhe qindra krokodila u arratisën në drejtim të zonës me popullim të dendur. Deri më tani janë arritur të kapen rreth 60 zvarranikë. Në fermë mbaheshin rreth 580 krokodilë. Prandaj askush nuk mund të thotë se për sa kohë do të zgjasin pushimet e detyruara të fëmijëve vjetnamezë.