Numri i refugjatëve sirianë në Turqi i kaloi të 100 mijë vetët. Kjo u njoftua sot nga Drejtoria e qeverisë turke për situatat e jashtëzakonshme.

Sipas të dhënave të mediave turke, tani në kufi është mbledhur një grup i ri refugjatësh prej gati 10 mijë vetësh. Turqia po ndërton qyteza të reja me çadra që do të jenë në gjendje të presin sirianët e arratisur nga vendi.