Ditën e hënë Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se nuk ka dëshmi në lidhje me faktin që në Siri përdoren bomba thërrmuese ruse. Bashkë me këtë Ministri pranoi se ka shumë furnizime ilegale me armë në Lindjen e Mesme dhe përcaktimi i origjinës së tyre nuk është i lehtë.

Më parë, Organizata e mbrojtjes së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch” njoftoi se trupat ushtarake të Bashar Al-Assad përdorin municionet me origjinë sovjetike - “RBK” (rus. «РБК» - разовая бомбовая кассета) 250/275 dhe RBK 500.

0Çdo bombë thërmuese përmban mbi 40 bomba të vogla. Ata jo gjithmonë shpërthejnë prej goditjes. Kjo dhe është arsyeja që ato mund të çojnë në vdekjen e njerëzve shumë vite pas goditjes ajrore.