0Çështjet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet bilaterale u diskutuan në mes të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe Rusisë gjatë një darke pune në Luksemburg.

Takimi i Sergei Lavrov me kolegët e tij nga 27 vendet evropiane dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Sigurinë Catherine Ashton zgjati plot katër orë. Situata në Lindjen e Mesme, dhe veçanërisht zgjidhja e konfliktit sirian, u diskutuan veças.

Në prag Organizata ndërkombëtare Human Rights Watch publikoi një njoftim mbi përdorimin e bombave thërrmuese nga forcat ajrore siriane kundër militantëve të opozitës. Aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë origjinën sovjetike të kësaj lloj arme. Rusia nuk e konfirmon këtë informacion, deklaroi Sergei Lavrov.

- Ky rajon është i mbushur plot me armë të shumëllojshme. Ato dërgohen ilegalisht edhe në Siri, edhe në vende të tjera. Atje luftojnë si mercenarë, ashtu dhe instruktorë të huaj. Ky fakt ka gjetur konfirmim në shtypin e pavarur, duke përfshirë edhe botimin anglez “The Daily Telegraph”. Internacionalizimi i këtij konflikti është mjaft i gjerë. Rajoni rezulton i tejngopur me armë. Kush dhe prej nga ku furnizohen municionet dhe llojet e tjera të armatimeve, është shumë e vështirë të evidentohet.

Darka ministrore në Luksemburg ishte një hap i radhës në përgatitjen e samitit BE-Rusi, që do të mbahet në dhjetor. Një nga temat kryesore në takimin e ardhshëm do të jetë sërish regjimi i qarkullimit të lirë, pa viza në mes të vendeve të Evropës dhe Rusisë. Vitin e kaluar palët arritën të miratojnë listën e hapave të përbashkët, të nevojshëm për të avancuar drejt këtij qëllimi. Tani ato do të duhet të bëjnë përmbledhjen e rezultateve të punës së kryer. Por nxjerrja e disa konkluzioneve të caktuara mund të ndërmerret madje dhe më parë.

Moska këmbëngul për nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërqeveritare mbi thjeshtësimin e mëtejshëm të regjimit të vizave, në veçanti - për anulimin e ndërsjellë të vizave për mbajtësit e pasaportave zyrtare. Nëse puna mbi këtë dokument nuk do të përfundojë deri më nëntor 1, atëhere ekuipazheve të linjave ajrore europiane do t’u duhet sërish të marrin viza.

0- Sipas ligjit tonë ekuipazhet e aeroplanëve të kompanive të huaja nuk janë të përjashtuar nga kërkesat për vizë. Por, për një kohë të gjatë me pëlqimin e ndërsjellë ka vepruar regjimi pa viza për ekuipazhet e aeroplanëve rusë dhe europianë. Ne kemi zgjeruar tashmë dy herë moratoriumin mbi futjen e vizave për ekuipazhet. Data 1 nëntor është afati i fundit. Ne i kemi paralajmëruar partnerët tanë se nëse nuk do të nënshkruajmë marrëveshjen në tetor, atëhere kompanitë ajrore do të jenë të detyruara të kujdesen për atë, që ekuipazhet të marrin vizat e duhura me shumë hyrje. Ne do të jemi të gatshëm t’ua lëshojmë shumë shpejt këto viza atyre.