Ish-bashkëpunëtori i miliarderit amerikan William Koch e akuzoi këtë të fundit për rrëmbim. Padia përkatëse u ngrit në gjyq nga Kirby Martensen, i cili ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në disa kompani të William Koch.

Kirby Martensen pohon se në mars të këtij viti me urdhër të William Koch atë për gjatë disa orëve e mbajtën ilegalisht dhe e morrën në pyetje në lidhje me biznesin e kompanisë “Oxbow Carbon”. Menaxheri u akuzua për marrje ryshfetesh dhe se punonte në favor të konkurrentëve.

Sipas një deklaratë të Kirby Martensen, atë e rrëmbyen pasi ai filloi të dyshonte se aktiviteti i kompanisë “Oxbow Carbon” nuk ishte plotësisht i ligjshëm. Në veçanti, ai mendon se për shkak të punës së firmës William Koch iu shmang taksave me shumën 200 milionë dollarë në vit.

0Nga ana e saj, kompania “Oxbow Carbon” e quajti veprimin e Kirby Martensen një përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj aktivitetit të tij personal. Në kompani pohojnë se Kirby Martensen ishte përfshirë në një skemë mashtruese, gjë që i kushtoi firmës më shumë se 40 milionë dollarë.