Në SHBA qenit të racës Pit Bull iu caktua një avokat për ta përfaqësuar atë dhe të zotët e tij në gjykatë. Gjykatësi tha se emërimi i një përfaqësuesi zyrtar të qenit është i domosdoshëm në interes të drejtësisë.

Qeni është i përfshirë në çështjen e lidhur me rastin e sulmit mbi fëmijën, të cilin ai e kreu në korrik të këtij viti. Kafsha sulmoi një djalë 5-vjeçar dhe e lëndoi keq atë. Si rezultat i sulmit, fëmija pësoi dëmtime serioze në fytyrë dhe bëri dy operacione.

Gjykata do ta shqyrtojë çështjen më 25 tetor. Besohet se të zotërit e qenit do t’i detyrojnë t’ia nënshtrojnë Pit Bulli-n eutanazisë.