Numri i sëmurëve me një formë të rrallë të meningjitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në 205 persona, njofton Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e SHBA. Numri i të vdekurve mbetet në nivelin e mëparshëm: 15 persona.

0Sipas të dhënave të mjekëve, burimi i infeksionit u bënë ampulat e infektuara të steroideve për trajtimin e dhimbjeve të shpinës. Të gjitha partitë me ampula aktualisht janë konfiskuar, por sipas vlerësimeve paraprake, medikamenti mund të jetë përdorur nga 14 mijë persona.