Këtë vit eksporti amerikan në Iran u rrit me pothuajse një të tretën. Për këtë dëshmojnë të dhënat zyrtare të publikuara javën e kaluar.

Rritja e theksuar në shitjen e mallrave deri në 199.5 milionë dollarë për tetë muajt e parë të vitit 2012 nga 150.8 milionë $ në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ndodhi për shkak të rritjes së menjëhershme të eksportit të grurit dhe drithërave të tjera, të cilat janë dërguar në një shumë prej 89.2 milionë $.

0Nëse nuk merret në konsideratë shitja e grurit, atëherë eksporti i SHBA-ve në Iran bie në mënyrë të ndjeshme, por furnizimi i mallrave të tilla si produkte qumështi dhe pajisje mjekësore, shitja e të cilëve Iranit i lejohet vetëm nëse dispozon licencën e eksportit, do të vazhdojnë të rriten, pavarësisht veprimit të sanksioneve.