Aktivistja civile 14-vjeçare nga Pakistani Malala Yousafzai, e plagosur nga talebanët, u dërgua për kurim në Britaninë e Madhe. Gjendja e Malala Yousafzai po përmirësohet. Mjekët e shkëputën vajzën nga aparati i ventilimit artificial të mushkërive.

Tentativa për vrasje ndaj Malala Yousafzai u krye të martën e kaluar. Militanti taleban qëlloi mbi nxënësen e shkollës, kur ajo po kthehej në shtëpi pas mësimit. Një plumb e goditi vajzën në kokë.

Që në moshën 11 vjeçare Malala Yousafzai drejtonte një blog në Internet, në të cilin ajo fliste kundër talebanëve dhe mbronte të drejtat e vajzave të vogla për t'u arsimuar.